Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, si partner në projektin LAIA — Laboratori i Inteligjencës Artificiale në Shqipëri dhe Kosovë — mori pjesë në takimin fillestar të nisjes së projektit në Universitetin e Pireos në Athinë.
Takimi mblodhi përfaqësues nga të gjitha universitetet partnere: Universiteti i Danimarkës Jugore, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, Kollegji Universum në Kosovë dhe Universiteti i Prizrenit.
Ky takim shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit të inteligjencës artificiale në rajon dhe është një hap drejt një kurrikule të përbashkët në nivel masteri në fushën e inteligjencës artificiale në Shqipëri dhe Kosovë.