Co-funded by the European Union Bashkohu me LAIA
LAIA Logo

News

Prezantimi i LAIA nga UniEl

2024-07-30

Prezantimi i LAIA nga UniEl

Prezantimi i Laia-s

UNIEL

Prezantimi i projektit LAIA nga koordinatori i projektit, Zv.Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Elvira Fetahu

Në sesionet informuese të zhvilluara me stafin akademik të universitetit, Prof. Fetahu, prezantoi Projektin LAIA në të cilin merr pjesë edhe Universiteti i Elbasanit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit në fushën e inteligjencës artificiale.

Ky projekt, i financuar nga Programi Erasmus+ KA2 CBHE i Bashkimit Evropian, ka bashkuar universitete të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Danimarka me qëllim krijimin e kurrikulave të nivelit master në fushën e inteligjencës artificiale në rajon, duke mundësuar formimin e ekspertëve të inteligjencës artificiale.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është optimist për ndikimin pozitiv që ky projekt do të ketë në forcimin e kapaciteteve arsimore, në mënyrë që të jetë bashkëkohor me kërkesat e tregut ndërkombëtar, si dhe me zhvillimin e teknologjisë.

Për më shumë: