Mbledhja e komitetit drejtues ndërmjet partnerëve të projektit LAIA u zhvillua më 10 qershor, në një seancë online. Përfaqësuesit e të gjitha organizatave partnere në projekt diskutuan aspekte të ndryshme të zbatimit të projektit.
Përfaqësuesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë informoi partnerët se ata do të dorëzonin një aplikim për hapjen e një programi master shkencor në Inteligjencë Artificiale, siç parashikohet në projekt. Partnerët diskutuan gjithashtu se takimi i ardhshëm i partnerëve do të mbahet në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë diku para nëntorit 2024.
Për më tepër, partnerët ranë dakord për disa aspekte teknike, zbatimin e paketave të punës, listën e të rezultateve që duhen ngarkuar, etj.