Co-funded by the European Union Bashkohu me LAIA
LAIA Logo

Lajme

Prezantimi i LAIA-s nga UniEl

2024-11-01

Prezantimi i LAIA-s nga UniEl

Projekti LAIA u prezantua nga koordinatorja e projektit, Prorektoresha e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, në një sërë sesionesh informuese të zhvilluara me stafin akademik të universitetit.

Prof. Fetahu prezantoi Projektin LAIA në të cilin merr pjesë edhe Universiteti i Elbasanit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit në fushën e inteligjencës artificiale. Ky projekt, i financuar nga Programi Erasmus+ KA2 CBHE i Bashkimit Europian, ka bashkuar universitete nga Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Danimarka me qëllimin e krijimit të kurrikulave në nivel masteri në fushën e inteligjencës artificiale në rajon.

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" shpreson për ndikimin pozitiv që do të ketë ky projekt në forcimin e kapaciteteve arsimore, në mënyrë që të jetë bashkëkohor me kërkesat e tregut ndërkombëtar dhe me zhvillimin e teknologjisë.