LAIA – Laboratory on Artificial Intelligence in Kosovo and Albania https://laiaproject.eu/sq/ Tue, 16 Jul 2024 09:43:47 +0000 sq-AL hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9 https://laiaproject.eu/wp-content/uploads/2024/04/cropped-logo-e1713275469204-32x32.png LAIA – Laboratory on Artificial Intelligence in Kosovo and Albania https://laiaproject.eu/sq/ 32 32 Prezantohet projekti për Laboratorin e Inteligjencës Artificiale https://laiaproject.eu/sq/prezantohet-projekti-per-laboratorin-e-inteligjences-artificiale/ https://laiaproject.eu/sq/prezantohet-projekti-per-laboratorin-e-inteligjences-artificiale/#respond Tue, 16 Jul 2024 09:42:46 +0000 https://laiaproject.eu/?p=7670

Prezantohet projekti për Laboratorin e Inteligjencës Artificiale

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, si partner i rëndësishëm në projektin LAIA-“Laboratory of Artificial Inteligence in Albania and Kosovo”, mori pjesë sot në takimin fillestar për nisjen e projektit në Universitetin e Pireut, Athinë. Takimi mblodhi përfaqësues nga të gjithë universitetet partnere si: University of Southern Denmark, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, Universum College në Kosovë dhe Universiteti i Prizrenit. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të thellë në fushën e inteligjencës artificiale në rajon dhe synon krijimin e një kurrikule të përbashkët të nivelit Master, që mundëson formimin e ekspertëve të inteligjencës artificiale ne Shqipëri dhe Kosovë. Ky projekt përbën një tjetër hap domethënës drejt përmirësimit të vazhdueshëm të programeve të ofruar për të qënë në të njëjtin hap me kërkesat e tregut nderkombëtar të punës në fushën e teknologjisë.

]]>
https://laiaproject.eu/sq/prezantohet-projekti-per-laboratorin-e-inteligjences-artificiale/feed/ 0
Seminare informuese mbi LAIA (Laboratory in Artificial Intelligence in Albania and Kosovo) në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT – 2024 https://laiaproject.eu/sq/lorem-ipsum-dolor-sit-amet/ https://laiaproject.eu/sq/lorem-ipsum-dolor-sit-amet/#respond Wed, 02 Jun 2021 13:40:12 +0000 http://nti.ubn.mybluehost.me/website_931b09eb/lorem-ipsum-dolor-sit-amet/

Seminare informuese mbi LAIA

Fakulteti I Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT - 2024

Në kuadër të aktiviteteve informuese të projektit LAIA, u organizua seminari drejtuar studentëve. Qëllimi ishte informimi i studentëve në prag të diplomimit në lidhje me projektin LAIA, prezantimi i qëllimeve dhe synimeve të këtij projekti.

Seminaret u mbajtën përpara diplomimit të studentëve në degën “Informatikë Biznesi” dhe “Menaxhim Sistemesh Informacioni”, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, në UBT. Studentët kanë qenë kureshtarë, aktivë dhe bashkëpunues, duke bashkëvepruar pozitivisht me grupin e punës së projektit dhe duke vlerësuar mundësitë e reja të ofruara nga projekti.

Duke i pajisur studentët me mjetet e duhura për të përmbushur kërkesat e tregut dhe për t’u përshtatur me standardet e brendshme dhe ndërkombëtare të BE-së, projekti synon të rrisë cilësinë e jetës dhe mundësitë e punësimit, duke nxitur rritjen sistematike në Shqipëri dhe Kosovë.

]]>
https://laiaproject.eu/sq/lorem-ipsum-dolor-sit-amet/feed/ 0